Parashikohet stadium i tejmbushur, ja çmimet e biletave të derbit

Ditën e premte, në stadiumin “Selman Stermasi” do të zbresin dy skuadrat e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, derbi që ngre siparin e javës së 24-t në Kategorinë Superiore.

Ky do të jetë derbi i tretë këtë sezon dhe pritet të jetë më i ndjekuri, për shkak të formës fantastike që po kalojnë të dyja skuadrat. “Selman Stermasi” pritet të jetë i tejmbushur dhe cimet e biletave për derbin e kryeqytetit janë publikuar.

Një biletë në tribunat kryesore (A dhe B) do të kushtojë 2000 lekë (të reja), ndërsa në tribunat e tjera, çmimi do të jetë 400 lekë. Biletat kanë dalë në shitje, por fillimisht do të shiten vetëm ato për tribunat D, E, F dhe G. Ditën e mërkurë, do të ketë një njoftim të dytë për tribunat tjera. Faqja zyrtare e Tiranës në “Facebook” ka publikuar çmimet dhe informacionet që duhen të dinë tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *