Parashikimi i Vengerit: E adhuroj Ançelotin, por Napoli do vuajë kundër Arsenalit

Goglat dhuruan një përballje spektakolare në çerekfinalet e Ligës së Europës. Napoli dhe Arsenali do të luftojnë fort mes tyre për një vend në katër më të mirat. Të dy ekipet preferojnë lojën sulmuese dhe priten dy beteja fantastike mes këtyre ekipeve.

Arsen Venger ka drejtuar për 22 sezone Arsenalin. Trajneri i famshëm ka analizuar duelin italo-anglez në një prononcim për “Il Mattino”. Francezi ka një respekt të madh dhe nuk i kursen elozhet për Karlo Ançelotin, trajnerin e Napolit, por sheh ekipin e tij të zemrës si favorit për t’u kualifikuar.

Do të jem një tifoz i Arsenalit në duelet kundër Napolit, saktësisht si në të gjitha ndeshjet e tjera të ‘topçinjve’. Nuk dua t’i jap këshilla Unai Emerisë, nuk më takon. Unë e adhuroj Karlo Ançelotin, i cili është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit, një mjeshtër i vërtetë në mënyrën se si punon me ekipin. Megjithatë, Arsenali është një ekip i madh dhe Napoli do ta ketë shumë të vështirë për t’u kualifikuar”, thekson Arsen Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *