Paraqitja e Shaqirit dhe Origit, Klop pranon se ka gabuar!

Liverpuli arriti një fitore dramatike mbrëmjen e kaluar. “The Reds” fituan me rezultatin 3-2 ndaj Njukasëll. Me këtë triumf ata mbajnë gjallë shpresën e fitores së titullit, duke pritur nja hap fals të Mançester Sitit në dy ndeshjet që i kanë mbetur.

Dy zëvendësimet e trajnerit Klop ishin “arkitektët” e golit të fitores. Xherdan Shaqiri ishte njeriu asist, i cili me krosimin e tij gjeti Origin, që u tregua i saktë me kokë, duke i dhënë fitoren të tijve. Pas ndeshjes, Klop ka folur pikërisht në lidhje me këta dy lojtarë.

“Mund të më thoni çfarë të dëshironi për ata dy lojtarë. Nuk i kam aktivizuar shpesh. Shaqirin jo shpeshherë. E kam marrë këtë vendim, ndoshta të gabuar. Është e mrekullueshme që ata të dy arritën ta bënin këtë. Ishte më të vërtetë një moment i madh”, përfundoi gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *