Paralajmërohen Laçi e Flamurtari, pezullime pafund te moshat dhe inferioret

0

Komisioni i Disiplinës është mbledhur dhe ka marrë masa për parregullsitë e shfaqura gjatë fundjavës së shkuar. Nga Superiorja ka këshillim për Laçin e Flamurtarin, ndërkohë që në të Parën, të dytën dhe te moshat ka pezullime lojtarësh e zyrtarësh.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
– KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

– FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar te tifozerisë, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

– Zyrtari i KF “Erzeni”, Denis Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ofenduar me fjalë fyese, në bazë të nenit 22 dhe 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshe pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

-Zyrtari i KF “Erzeni”, Gentian Stojku, paralajmërohet se në rast përsëritje të deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

– KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër Tomorit, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-Lojtari i FC “Klosi”, Arjan Lleshaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Këlcyra”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tepelena”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

-Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Malvin Merçovi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

– Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Elis Dervishi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

– KF “Elbasani U-17, paralajmërohet në rast përsëritje të vonesave ne përmbushjen e përgjegjësive për zhvillimin e një ndeshje, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

– Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Shkelqim Lleshanaku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

– Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

-Lojtari i FC “Flamurtari” U-17, Leonard Gockaj,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Lizert Lico,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Korabi”, Dorjan Bubeqi, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.