Paralajmërimi i Shehit:  Çdo skuadër duhet ta ketë frikë Kastriotin!

Dajan Shehi është një nga lojtarët e afruar këtë verë. Qendërmbrojtësi është huazuar nga Teuta dhe tashmë po aktivizohet si titullar me krutanët. Në fundjavë Kastrioti mundin Flamurtarin dhe la vendin e fundit.

Sekreti i kësaj ecurie të mirë lidhet me frymën që është futur në grupin e futbollistëve. Besimi është rikthyer dhe një ndikim të madh te lojërat e skuadrës ka edhe trajneri Stavri Nica. Durrsaku e mori drejtimin e krutanëve në fillim të fazës së dytë.

“Duket qartë dora e trajnerit, po marrim rezultate pozitive. Fryma në grup që ka sjellë trajneri Nica është çelësi. Kemi punuar shumë gjatë javës. Me Flamurtarin ishte një fitore e artë që na mban në garë për mbijetesën”, thotë Shehi për mediat.

Ndeshja e radhës për Kastriotin është me Tiranën, ekip që ka vetëm një pikë më shumë se krutanët. Me të drejtë Shehi e sheh si ekip rival, edhe pse kemi të bëjmë me një klub të madh dhe më të titulluarin në vend.

“Është shumë e rëndësishme dhe mund të cilësohet si finale ndeshja me Tiranën. Do mundohemi të japim më të mirën, është një rival direkt për ne. Me këtë ritëm që kemi treguar këto javë, çdo skuadër duhet të na ketë frikë. Me dy-tre afrime në janar mund të bëhemi një skuadër edhe më e fortë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *