Paralajmërime, pezullime dhe një përjashtim: Disiplina vendos

Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar parregullsitë e shfaqura në Superiore, të Parën dhe te moshat. Sot janë publikuar vendimet e marra, teksa vihen re paralajmërime për dy klube të elitës. Në të Parën e pësojnë dy lojtarë, ndërkohë që Turbina duhet të luajë pa tifozë.

Ka edhe humbje ndeshjesh në tavolinë në Kupë dhe te moshat, madje Klosi që nuk u paraqit ndaj Veleçikut është përjashtuar ta marrë pjesë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

KF “Luftëtari” , paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

Lojtari i KF “Besëlidhja” Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Vora”,Adnand Balliu” për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Besa”,Kastriot Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Turbina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne rrethimin e fushës dhe pëe ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa tifozë.

KF ”Klosi”, për mos paraqitje në ndeshje e turit paraeleminator për Kupën e Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe nuk merr pjesë ne edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.

KF “Luftëtari” U-19, për mos paraqitje në ndeshje KF “Elbasani” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55 të KDS.

Urdhërimin e ri luajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17 në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

Lojtari i KS“Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *