Paralajmërim për Bajernin: “Dua të qëndroj, por jo kështu…”

Mesfushori i Bajernit të Mynihut Hames Rodrigez po përjeton një sezon të zi, sepse dëmtimet e kanë bezdisur që prej Kupës së Botës dhe te Bajerni e ka humbur statusin e titullarit, që kur drejtimin e ka marrë Niko Kovaç.

Ditët e fundit Rumenige la gjithçka pezull në lidhje me të ardhmen e kolumbianit, i cili është në huazim nga Reali dhe po flitet se Bajerni nuk ka ndërmend ta blejë.

“Është herët për të folur për Hames, kemi kohë deri në maj për të vendosur nëse do ta blejmë. Sezonin e shkuar ishte fenomenal, këtë sezon ka vuajtur, por është ende herët për të gjykuar, ndoshta do të jetë vendimtar prej janarit”, tha Rumenige.

Tashmë flet edhe “i zoti i punës”, sepse në një takim me një fans-club të Bajernit Hames lëshoi një deklaratë domethënëse: “Për mua nuk ka qenë një sezon pozitiv, po luaj pak me trajnerin e ri dhe në gjendjen aktuale është normale që të largohem, nëse nuk luaj. Nuk mund të premtoj asgjë, edhe pse dua të qëndroj, te Bajerni ndjej respektin dhe dashurinë e të gjithëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *