Parakalon Mesin dhe CR7, rekordit të Mbapesë i afrohet vetëm fenomeni

Kilian Mbape është kthyer në fenomenin më të ri të botës së futbollit. Futbollisti 20-vjeçar nuk njeh konkurrencë në grupmoshën e tij. Goli i djeshëm ndaj Andorrës ishte 100-ti në karrierën e tij si profesionist.

 

Për të plotësuar 100 finalizime Mbapesë iu deshën 180 ndeshje. Idhujt e tij Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi e kanë arritur këtë shifër golash në moshën 22-vjeçare, ndërsa i vetmi futbollit që i afrohet Mbapesë në këtë rekord është sulmuesi brazilian Ronaldo, i cili gjithashtu ka kapur shifrën e 100 golave në moshën 20-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *