Paradoksi/ Zënka dhe “kërcënimi” për ekipin B, Hoxhallari shpëton edhe falë krizës së Tiranës

Hoxhallari ishte “kokë turku” te Tirana para pak kohësh, ndërsa vetë Refik Halili i tregoi edhe ekipin B si vendin ku do të shkonte mbrojtësi bardheblu. Kjo pasi nuk po vinin ndeshje të mira nga ana e këtij lojtari dhe bardheblutë kanë lënë pikë në takimet e fundit.

Disi e çuditshme, por kriza është ajo që e solli këtë situatë dhe i njëjti faktor për qetësimin e saj. Trajneri Mema është i përgatitur për një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë, atë ndaj Laçit. Aty debuton për këtë sezon edhe Armando Cungu, një trajner që i përgatit skemat me detaje dhe i hap punë gjithëkujt.

Për këtë arsye, te Tirana kanë menduar që të bashkohen të gjithë pavarësisht së shkuarës dhe gjërave që kanë ndodhur më herët. Erjon Hoxhallari po stërvitet me gjithë grupin e plotë të lojtarëve dhe pritet të jetë gati kundër Laçit. /Sport Ekspres/