Paradoksi që vjen nga Kosova: Mirëseardhje për Sterling, por sjellje rraciste për Harmon

Kosova është zotuar të mos bëhët palë me Bullgarinë apo Malin e Zi sa i përket fenomenit të rracizmit dhe pritet që në stadiumin “Fadil Vokrri” të ketë një sjellje shembullore ndaj lojtarëve të Anglisë, duke mos ofenduar kundërshtarët në baza rracore, siç ishullorëve u ka ndodhur më parë me dy përfaqësueset e tjera nga Ballkani.

Madje është bërë e njohur tashmë edhe një pikturë në mur, ku shihet imazhi i sulmuesit Sterling që shoqërohet me fjalët “Mirësevjen vëlla”, për të treguar në këtë mënyrë mikpritjen shqiptare, si dhe faktin që në Kosovë nuk do të ketë asnjëlloj rracizmi apo diskriminimi.

Por në të vërtetë diçka paradoksale ka ndodhur, pasi përtej mirëseardhjes së uruar për Sterling, në Gjilan ka ndodhur krejt e kundërta. Lojtari Van-Dave Harmon është bërë pre e rracizmit, teksa ka marrë vazhdimisht provokime me natyrë rracore nga futbollistët kundërshtarë. Kjo ka sjellë edhe një karton të kuq për këtë lojtar, që duket se nuk e ka duruar dot më gjatë këtë diskriminim. Me një postim në rrjetin e tij social, futbollisti i Drenicës është shprehur:

“Unë Van Dave Harmon qendroj i fortë kundër rracizmit. Jam këtu me dashuri dhe zemër për të mbajtur shqiponjën në fluturim si një shqiptar. Sjelljet rraciste kudër meje sollën edhe largimin tim me karton të kuq nga fusha. Thuajini jo rracizit dhe le ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë”./Sport Ekspres/