Paradoksi/ “Mos ndërtoni fusha të blerta”, Bashkia e Tiranës bllokon projektin e FSHF-së

Një nga prioritetet e FSHF-së është edhe investimi në terrenet sportive, në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësinë të stërviten dhe të merren me aktivitet fizik. Madje një objektiv i vendosur është edhe ai i ndërtimit të 100 fushave. Por nisja e një projekti të tillë ka hasur edhe pengesën e Bashkisë së Tiranës.

Sipas “RTV Ora” FSHF është shprehur disa herë e gatshme për të investuar te fushat në “Qytet Studenti”, aneksi i “Selman Stërmasit” si dhe në zonën e ish-kombinatit. Por përgjigja e marrë nga Bashkia e Erion Veliajt ka qenë gjithnjë “jo”. Një paradoks ky i çuditshëm, teksa në një shëtitje në Tiranë të zë syri gjithnjë e më shumë kantiere ndërtimi për pallate e kulla shumëkatëshe, të cilat i zënë frymën qytetarëve, por nga ana tjetër bllokohet oksigjeni që vjen nga fushat e blerta. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *