Paradoksi/ Duam trajner shqiptar për Kombëtaren, në Superiore na kryesojnë të huajt

Gjithmonë në Kombëtare është diskutuar për pjesën e trajnerëve, nëse duhen të huaj apo shqiptar. Por në drejtimin e kuqezinjve po vazhdojnë në kryesim emra të njohur të futbollit në Europë.

Një situatë paradoksale na vjen nga elita e futbollit shqiptar. Atje na kryesojnë pikërisht dy trajnerë të huaj, Lerda dhe Dovedan. Partizani renditet në vendin e parë me 21 pikë dhe Bylisi me 20 pikë, duke qenë dy nga ekipet më të mira që nga fillimi i sezonit.

Gjithashtu edhe trajneri Jonuz i ka rrëmbyer zemrën tifozëve në Shkodër me punën e bërë deri tani. Pra në Shqipëri po sjellin shumë nga eksperienca e tyre edhe të huajt, pavarësisht se dëshira për të kryeqëzuar pas një gabimi është jashtëzakonisht e madhe. /Sport Ekspres/