Para Superkupës, Kërçiku lë Tiranën për Kukësin

Dorian Kërçiku ndahet me Tiranën, pak ditë para se të mbushë 24 vjeç. Anësori bardheblu, krejt papritur, ka gjetur marrëveshjen me Kukësin dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Prej 4 vitesh titullar fiks te Tirana, Kërçiku ka dalë edhe dy herë kampion te Kukësi, ndaj CV e tij mund të quhet e kompletuar dhe ka bindur edhe Kukësin ta bëjë të vetin.

Në fakt, Kërçiku ishte nën kontratë, ndaj nuk dihet cila është marrëveshja mes tij e Tiranës, për të dalë i lirë, sepse nuk bëhet fjalë që Kuksi të paguajë për kartonin.

Sezonin e fundit Kërçiku luajti 20 ndeshje në kampionat, pasi mungoi shumë javë për dëmtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *