Para një viti e kërkonte Lacio dhe Xhenoa, Florian Daci përforcon Llapin

Florian Daci është zyrtarizuar te skuadra e Llapit për të vijuar kështu karrierën e tij në IPKO Superliga. Mbrojtësi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Lirisë, ndërsa rrugëtimin e tij në futboll e ka nisur nga Naftëtari për të provuar më pas edhe eksperienca të tjera me Tomorin dhe Turbinën.

Ndërkohë në vitin 2018 u përfol për një interesim nga Italia për të. Genoa dhe Lazio ishin dy skuadrat që u lidhën me emrin e Dacit sipas mediave italiane, që gjithashtu pretendohej se do të ishte afrimi i Panucit në Kombëtaren kuqezi. Megjithatë, Florian Daci do të luajë sërish në kampionatin kosovar, duke përforcuar ekipin e Batatinës./Sport Ekspres/