“Para një jave po festonim, tani po të vajtojmë”, 23-vjeçari afrikan humbet jetën

TS Galaksi është një ekip që merr pjesë në elitën e futbollit të Afrikës së Jugut. Në fundjavë mposhtën ekipin e Kaizer Çif në finalen e Nedbank Cup. 1-0 përfundoi ndeshja, por TS Galaksi nuk ka mundur të festojë fitimin e trofeut.

Tembinkosi Mbamba ka humbur jetën në një aksident rrugor, sipas raportimeve të mediave lokale. Tragjedia e 23-vjeçarit i ka trishtuar të gjithë dhe klubi ka marrë një vendim. TS Galaksi ka vendosur t’i shtyejë festimet e parashikuar për me datë 2 qershor.

“Para një jave po festonim së bashku, ndërsa tani po të vajtojmë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Pusho i qetë djalosh”, lexohet në mesazhin e publikuar në Twitter nga klubi afrikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *