Para në këmbim të heshtjes, 18 vjeçarja shantazhon Balotelin për marrëdhënie intime nën moshë

Mario Balotelin nuk e lënë të qetë problemet jashtë fushës së blertë, që e kanë përndjekur shpesh gjatë karrierës së tij. Këtë herë futbollisti italian ka rënë pre e një shantazhi. Një vajzë pretendon se sulmuesi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, teksa ajo ka qenë në moshë të mitur. Bëhet fjalë për kohën kur Baloteli ka qenë pjesë e Nicës në kampionatin francez.

Për këtë arsye 18-vjeçarja mësohet t’i ketë kërkuar lojtarit të Breshias një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të heshtjes së saj. Por kjo gjë nuk është pranuar nga Baloteli, i cili nëpërmjet avokatit të tij ka ngritur padi ndaj vajzës 18-vjeçare. Sipas tij, raporti seksual i pretenduar ka ndodhur kur vajza në fjalë i ka mbushur 18 vjeç dhe jo më herët. Madje shprehet i sigurt për këtë gjë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *