Para dhe njohje, Pike ngjit klubin e tij një kategori më lart

0

Zherard Pike bleu disa muaj më parë klubin e tij të parë. “FC Andorra” një klub amator që militonte në nivelin e katërt të piramidës së futbollit spanjoll. Futbollisti i njohur ka përdorur njohjet dhe resurset financiare për të kaluar skuadrën e tij nga divizioni i katërt në të tretin.

FC Andorra është përzgjedhur nga federata spanjolle si skuadra që do të zëvendësojë klubin e falimentuar SD Reus në Grupin B të Segunda Division (divizioni i tretë).

Federata ka argumentuar këtë vendim me faktin se skuadra e Pike plotësonte më së miri kriteret e vendosura, por arsyeja kryesore ishte fakti që klubi pagoi një shumë prej 450 mijë eurosh për të siguruar ngjitjen e menjëhershme në këtë kategori, procedurë kjo e gjitha ligjore.

Pike synon ta ngjisë ekipin  e tij në Segunda Division dhe për këtë ka mbledhur në ekip një grup lojtarësh cilësorë dhe me eksperiencë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.