Papastathopulos lë Dortmundin për gjigantët e Londrës

Mbrojtësi grek Sokratis Papastathopulos është transferuar sot nga Borusia e Dortmundit tek Arsenali, për rreth 20 milionë euro.

Mbrojtësi 30-vjeçar nga Kallamata ka firmosur një kontratë afatgjatë dhe ka marrë numrin 5, ndërsa Arsenali e ka zyrtarizuar me një postim të veIantë në Twitter.

Greku kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë, ndaj edhe çmimi ka qenë në shifra modeste për tregun e çmendur të futbollit aktual.

Qendërmbrojtësi e ka nisur karrierën në vitin 2005 me AEK-un dhe më pas kaluar për Xhenoan, Milanin dhe Verderin. Në vitin 2013 Dortmundi e bleu për 9.5 milionë euro dhe që atëherë Papastathopulos ka qenë titullar fiks për 5 sezone, duke pasur një rendiment konstant.

Arsenali shpreson që Papastathopulos të ndihmojë bashkëkombasin e vet Konstantinos Mavropanos të zhvillohet si futbollist, ndërkohë që do të zëvendësojë të dëmtuarin Loran Kosielni.

Më herët Arsenali ka blerë portierin Bernd Leno nga Leverkuzeni për 25 milionë euro dhe ka marrë falas nga Juventusi mbrojtësin Stefan Lihshtajner.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *