Panuçi zgjedh: Luajnë Strakosha e Ramadani

Kristian Panuçi ka folur sot në prag të sfidës miqësorr kundër Norvegjisë, ndeshja e parë ku grupi është tërësisht i tij, pas mbylljes së kualifikueseve të shkuara, nisur nga De Biazi. Për Panuçin zgjedhjet janë të qarta, duke nisur nga porta…

“Nuk kam në plan të ndryshoj dhe dua që ta mundim Norvegjinë. Nuk ka surpriza për formacionin. Është dëmtuar Lilaj dhe do të luajë Ramadani, një lojtar i ri me shumë personalitet, që ka stof lideri. Besoj se do të tregojë nivelin e tij. Kërkoj prej lojtarëve që po luajnë më pak ne klubet përkatës një përfaqësim më të mirë dhe më serioz se të tjerët. Për sulmin kemi lojtarë si Cikalleshi, Sadiku e Balaj, të shohim kush do të luajë. Edhe për Lenjanin apo Alijin do të shohim, vendos në mbrëmje. Abazaj është një lojtar i mirë në lojën një kundër një dhe mund të luajë, por për të luajtur në ekipin kombëtar duhet një nivel i lartë stërvitjeje.

“Bare është një lojtar që e kam ndjekur dhe do të jetë pjesë e 25-26 lojtarëve që do të kem në plan për ndeshjet eliminatore. Skemën e bëj në bazë të lojtarëve dhe beson se skema 4-3-3 është e përshtatshme për këta lojtarë. Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Nuk luaj në mbrojtje, luaj përpara. Nesër luan Strakosha. Kukeli e Basha? Tani dua të shoh Ramadanin, por nuk ia mbyll derën askujt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *