“Panuçi vs De Biazi” në shifra, diferencat e frikshme!

Kristian Panuçit nuk i shkuan gjërat ashtu siç i kishte menduar te Shqipëria. Trajneri italian mbylli ndeshjen e tij të 15-të në krye të pankinës kuqezi dhe në këto 15 takime ka një bilanc shumë negativ. Vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Disfata e 22 marsit kundër Turqisë 0-2 vendosi një rekord shumë negativ, pasi në katër ndeshjet e fundit zyrtare Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar plot 10.

Paraardhësi i Panuçit, Xhani De Biazi ka bërë një punë shumë të mirë në kombëtaren tonë, madje ishte ai që ndërtoi skuadrën që arriti edhe në “Euro2016”, një sukses historik. De Biazi qëndroi 50 ndeshje në krye të Shqipërisë dhe ka një bilanc të kënaqshëm.

19 fitore, 11 barazime dhe 20 humbje: Një baraspeshë totale. Mos të harrojmë që De Biazi ka pasur shumë sfida të vështirë të cilat i ka fituar. 0-1 kundër Portugalisë, 0-3 kundër Izraelit, 1-0 kundër Francës dhe disa suksese të tjera. Me përqindje, De Biazi ka triumfuar në 38% të rasteve, një përqindje shumë më e mirë se ajo e Panuçit, i cili ka fituar vetëm 26.6% të ndeshjeve që ka drejtuar.

Panuçi në krye të Shqipërisë:

Ndeshje – 15
Fitore – 4
Barazime – 2
Humbje – 9
Përqindja e fitoreve – 26.6%

De Biazi në krye të Shqipërisë:

Ndeshje – 50
Fitore – 19
Barazime – 11
Humbje – 20
Përqindja e fitoreve – 38%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *