Panuçi: Vetëm një garë në Serie A, Juventusi favorit për “Champions”-in

Kristian Panuçi ka folur për “Sport Mediaset”, ku ka dhënë mendimin e tij për Serie A dhe Champions Ligën. Në Itali nuk ka garë për vendin e parë, ndërkohë që gara do të jetë për vendin e dytë.

Trajneri i kombëtares shqiptare është ndalur dhe tek ekipi i Juventusit. Ata janë favoritët kryesorë për fitimin e Kupës me veshë të mëdhenj, por asnjëherë nuk është e thjeshtë. Klubi dha një mesazh të qartë me blerjen e CR7, i cili do t’i japë shumë ekipit të Alegrit.

Rivaliteti në kampionat është për vendin e dytë me ekipet si: Inter, Napoli, Roma mund të futet në valle, Lacio është aty, kështu që ka garë vetëm për vendin e dytë. Të fitosh Champions-in nuk është kurrë e lehtë, por është ndjesia dhe klubi ka dhënë një mesazh të madh, duke blerë Kristiano Ronaldon, i cili është një lojtar me influencë te të gjithë dhe që rrit vetëbesimin e skuadrës. Bardhezinjtë janë favoritët numër një për fitimin e Champions, por nuk do të jetë e thjeshtë”, përfundon trajneri i Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *