Panuçi vendos: Rikthime e mungesa në kombëtare, lista e plotë

22 mars, 25 mars. Datat kur Shqipëria përballet me Turqinë dhe Andorrën. Nisin kualifikueset për Euro 2020 dhe të gjithë presin që kuqezinjtë të jenë tjetër skuadër nga ajo e Nations League. Së fundmi është zbardhur edhe lista e lojtarëve që trajneri Kristian Panuçi do të ketë nën urdhra për këto dy përballje. Ka risi dhe lojtarë që nuk janë grumbulluar. Zgjedhjet janë të italianit, përgjegjësitë po të tijat.

TË GRUMBULLUARIT – Në listë risia është Kristi Qose, i cili është ftuar 5 vite më parë nga Xhani De Biazi. Rikthehen të dëmtuarit, Armando Sadiku dhe Amir Abrashi. Odise Roshi ka pak ditë që ka nisur stërvitjen, por mbetet jashtë për këto dy ndeshje.

Kapiteni Mërgim Mavraj mungon, pasi me Skocinë u ndëshkua me karton të kuq dhe është i pezulluar. Kastriot Dermaku është mbrojtësi që mbetet jashtë. Naser Aliji, që tanimë po luan rregullisht te Dinamo e Bukureshtit, është ftuar sërish.

Lajm i mirë edhe ftesa për Kristal Abazajn, që tek Osijeku ka kapur direkt formacionin. Grazda është “befasia”, pasi ende nuk ka luajtur pas dëmtimit që pësoi në janar. Gjithsesi ai është stërvitur normalisht. Bie në sy mungesa e Rey Manajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *