Panuçi: Shqipëria? Kam një skuadër të madhe ndër duar

Në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri i Shqipërisë foli për kuqezinjtë dhe jo vetëm

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi kurorëzon Roberto Mançinin, si trajner të Italisë. Në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri i Shqipërisë foli për kuqezinjtë dhe jo vetëm. Gjatë intervistës ai preku shumë tema, duke nisur nga trajneri i Italisë, deri te finalja e Champions Leagues.

Shqipëria – “Unë punoj në një Federatë shumë serioze. Kam një ekip të mirë. Kualifikueset të arritur Evropianin janë shumë të forta, por ne mund t’ia dalim mbanë. Jam i lumtur me ekipin e Shqipërisë. Që nga marrëdhëniet me presidentin, me grupin e punës, gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”.

Trajneri i Italisë – “Mancini ka një eksperiencë të madhe, të shtrirë në të gjithë botën. Ai e njeh mirë kampionatin italian dhe është një trajner shumë praktik për ekipin kombëtar. Nëse do të merrte Mancinin, Italia do të bënte zgjedhjen e duhur, pasi do të merrte një trajner të aftë. Ai ka bërë mirë në karrierën e tij”.

Championsi” – “Preferoj që ta fitojë Reali i Madridit. Do të jetë e vështirë, pasi nëse i jepen hapësira Liverpulit, atëherë anglezët të ndëshkojnë”.

Titulli në Itali – “Sarri e ka pranuar dhe vetë se Juventusi është më i fortë. “Zonja e vjetër” ka një buxhet, që është superior ndaj të gjithë klubeve të tjera. Ata janë më të fortit dhe kanë treguar ndër vite”.

Roma–Juventus – “Pres një ndeshje të fortë. Roma do që të vazhdojë këtë moment të mirë. Ka krijuar një imazh pozitiv, por Juve do që të mbyllë llogaritë. Pres një ndeshje të bukur dhe spektakolare“.

Di Françesko – “Marrja e ekipit pas largimit të Spaletit nuk është e lehtë. Është e vështirë të krijosh profilin tënd. Di Françesko e bëri me një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të. Ai është një person serioz”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *