Panuçi: Shqipëria asgjë totale, humbje e turpshme

0

Kristian Panuçi të paktën merr përsipër gjithçka. Trajneri i Shqipërisë pranon se ishte një Shqipëri skandaloze ajo kundër Kosovës dhe e pranon se është faji i tij, ndërsa kërkon qetësi dhe është i bindur se Shqipëria nuk ishte kjo që pamë sot.

– Humbje, mbi të gjitha pa futboll.

– Nuk luajtëm, nuk luftuam, nuk patëm zemër, nuk patëm asgjë. Asgjë totale, përgjejgësia është e imja, faji është i imi. Të gjitha kritikat e botës janë të drejta.

– Duket sikur nuk kemi një plan dhe një lojë.

– Në këtë moment duhet të ruajmë qetësinë, por duhet edhe të jemi të shqetësuar, në lidhje me diskutimin që nuk duhet prishur gjithçka. Vuajtëm më shumë sot, sesa ndaj Italisë e Spanjës.

– Shqipëria, kjo do jetë në vazhdim?

– Shpresoj të mos jetë Shqipëria e vërtetë. Nuk desha ta karikoj së tepërmi skuadrën, pasi ishte një miqësore kundër Kosovës, nuk ishte i nbevojshëm motivimi shtesë. Marr përgjegjësinë që më takon, por ishte një Shqipëri tepër e shëmtuar, për të menduar që kjo është Shqipëria ime.

– Ndryshimet në formacion?

– Bëra disa shpikje në role, sepse Ndoji luajti në pozicion që nuk i takon, Lenjani ishte i dëmtuar, Memolla nuk ka luajtur kohët e fundit dhe improvizova në disa role në skuadër.

– Kush është mbrojtës i majtë te Shqipëria?

– Luajti Lika, që është i djathtë natyral te klubi i vet në Zvicër. Kjo sepse Lenjani e Memolla nuk janë mirë, sepse nuk kemi 150 lojtarë dhe për pasojë futa Likën.

– Pse ndërrime në minutën e 43-të? Nuk pritej dot pak deri në pushim?

– Qaka kërkoi ndërrim që në minutën e 30-të, duhet ta shihni ndeshjen. Më pas, dilnim gjithnjë keq në sulm, tentuam të ndryshojmë dhe nuk ndryshoi asgjë. Sot aspekti taktik është gjëja e fundit që ka rëndësi, sepse nëse në futboll nuk luan me zemër, me zjarr e me dëshirë, do humbasësh me çdo kundërshtar. Për mua kjo ishte gjëja më e shëmtuar. Mund të humbasësh, po jo kështu.

– Si mund të ndizet ky zjarr?

– Fajin e kam unë, është përgjegjësia ime. Jam treguar tepër i lehtë këto ditë. Tani e tutje, rregull i hekurt dhe punë, asgjë tjetër.

– Në Shqipëri, nuk ka lojtarë si Mici, apo Trashi, që e bëjnë mbrojtësin e majtë?

– Skuadrën e kemi, është shumë e mirë, por e përsëris, duhet zjarri brenda. Kjo është Kombëtarja, jo vend pune. Duhet të vish, të kesh kurajo, dëshirë, të luftosh. Kjo është më e shëmtuara, kur humbet pa luftuar.

– A mund të ketë zjarr kjo skuadër?

– Uroj të jetë nga fakti që është fund sezoni. Kemi gjuajtur më shumë në portë ndaj Spanjës, Italisë e Turqisë, sot ishim zero. Faji është imi, mos u merrni me lojtarët, mos i kritikoni, merruni me mua. Qëndroni të qetë, ndeshje si kjo nuk do t’i shihni më kurrë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.