Panuçi shigjeta “tradhtarëve”: Nuk bëhen kurrë lojtarë, ja si shkohet në Europian

Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares shqiptare, sikurse edhe ishte njoftuar, ka dalë sot para mediave për të folur për fillimin e kualifikueseve të Euro 2020. Tekniku italian ka komentuar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet me Turqinë e Andorrën, si dhe ka folur për shumë tematika.

“Në sjellje nuk do ndryshojmë shumë, do mbetet e njëjta mënyrë lojë. Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe besoj se do të ndryshojë diçka që nga ndeshja me Turqinë. Mund të luajmë 4-3-3, 3-5-2, do ta shohim. Jam i gëzuar për lojtarët e rikthyer. Cikalleshi ishte në formë, por u dëmtua. Edhe Ndoj është i dëmtuar, sikurse dhe Binaku që ka një problem muskulor. Ajeti dhe Abrashi janë rikuperuar. Grezda fatmirësisht luajti dje. Do shohim sa do luajë. Vjen edhe Qose që vjen, e kam ndjekur gjithë dimrin. Pjesa tjetër janë të njëjtët”.

“E nisim aty ku e lamë me Uellsin? Është një ide, që të presim disi. Nuk do të thotë se do të mbrojmë. Kam gabuar me një skuadër të hapur. Duke luajtur futboll total kemi probleme”.

“Çfarë duhet të bëjë Bare të vijë në kombëtare? Ç’hyn Kejdi Bare këtu, është miku yt? Mund të ketë shumë lojtarë që mund të vijnë”.

Bare kur u prezantua te Malaga në fillim të sezonit

“Ky grup që kam thirrur po luan. Këto janë zgjedhjet tona. Grezda nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por është i rëndësishëm për ne. Nuk mund të luajë ende 90 minuta. Do e shohim gjatë javës. Kaçe po luan rregullisht dhe e kam thirrur. Më parë nuk ka luajtur. Nga ky grup ka lojtarë që luajnë mjaftueshëm”.

“Jemi në grupin 4 me Turqinë, Francën dhe Islandën. Nëse bëjmë mirë mund të dalim të tretë, nëse bëjmë diçka speciale dalim të dytët. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale”.

“E kam parë Tahirajn, do shohim për të ardhmen. Sa i takon Vrushajt dhe Durmishajt, kanë ndryshuar mendim. Zgjodhën Greqinë. Për detajet e sakta duhet të pyesni federatën. Seferin po e shohim, nuk ka asgjë të mbyllur”.

“Pse vetëm tre anësorë? Edhe Balliu luan prapa, Uzuni e Grezda luajnë në çdo pozicion. Edhe Aliji luan përpara. Është çështje taktike. Ndaj edhe kam ftuar vetëm dy sulmues”.

“Keni fituar me Turqinë në miqësore? Kur vij këtu ky është shqetësimi, fitoret. Kur djemtë kanë zjarrin brenda, mund të bëjnë gjera të rëndësishme. Jam i bindur se mund t’ia dalim me Turqinë dhe të fitojmë”.

“Mbrojtja? Problemi ka qenë mënyra e lojës. Do jemi më kompaktë dhe do e ndihmojmë mbrojtjen me mënyrën si luajmë. Gjimshiti luan tek Atalanta, Hysaj te Napoli dhe Ismajli Hajduk Split. PO na tregoni formacionin? Do luajmë 4-4-2 (qesh.). Do e ndryshoj gjatë gjithë javës. Jam në dyshim për portën, tre ua thashë nga mbrojtja. Po më kërkoni shumë tani (qesh).”.

“Turqia është skuadër e fortë dhe me cilësi. Kanë ndryshuar trajner nga hera e fundit, janë më të fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë për t’i mundur, por kam shumë besim te djemtë e mi”.

“Mungesa Xhengis Ynder? E kam para shumë gjendjen e tij. Kanë edhe lojtarë të tjerë të mirë. Me të luanin 4-2-3-1. Jam i shqetësuar më së shumti për ekipin tim”.

“Lojtarët e Superiores? Është shumë e vështirë. Kampionati shqiptar u jep kampionateve të huaja. Nëse bëhet mirë jashtë, merr vendin në kombëtare. Pa ofenduar asnjë. Po i ndjekim të gjithë”.

“Vë bast për 6 pikët? Nuk vë baste. Po e bëra do më skualifikojnë (qesh)”.

“Pritshmëritë? Ka presion të bëhet mirë. Kur luhet në kombëtare është e rëndësishme. Katër ekipe të grupit tonë kanë qenë në Francë 2016. Ka presion, pasi ka presion për të shkuar në Europian. Duhet të jesh krenar të luash me kombëtaren. Falë kombëtares bën edhe kontrata të mëdha. Mirënjohja nuk duhet humbur. Për Shqipërinë kam mirënjohje, derbi më emocionon dhe do kisha dëshirë edhe të luaja. Dua që këtë ta ndjejnë edhe lojtarët. Shpresojmë që të jenë të karikiuar”

“Abrashi është lojtar i rëndësishëm dhe duhet të tregojë se sa vlerë ka Shqipëria. Është lojtar që na jep ekuilibër luan në Bundesligë. Në mes të fushës kemi nevojë për dikë që vrapon dhe i bën të gjitha. E rëndësishme është qe të kuptojmë se jemi, të kemi shpirtin e garës dhe dëshirë. Jam i kënaqur me grupin, mungon Mavaraj i skualifikuar me tre ndeshje. Kemi marrë Qosen që është i gjatë, ndryshe nga Abrashi. Do shohim Sadikun, pasi vjen nga një dëmtim. Nëse ia çojmë në zonë, ai e nuhat”.

“Mihaj dhe Vrioni u dogjën, pse s’u bë e njëjta gjë me Durmishajn? Vrioni do bëhet i rëndësishëm, këtë herë ftova vetëm dy sulmues. Durmishaj është lojtar që të jep thellësi, si Vrioni kur të maturohet. Të shohim nëse do luajë me Greqinë. Lojtarët vendosin vetë dhe janë të respektuar pavarësisht se më kë luajnë. Problemi është se thonë po njëherë, pastaj thonë jo, të fikin telefonin. Pastaj të thonë jam me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë. Të vërtetët thonë po, ose jo. Nuk flas për ndonjë në veçanti. Unë e kuptoj kur një nuk do të vijë. S’dua të na bëjnë për budallenj. Jam në një federatë serioze, këtu vë bast. Nuk bëhet kurrë i rëndësishëm një lojtar i tillë. Do flasim pas dy vitesh, kur t’u them. Shkova të shoh një lojtar, erdhi babai, menaxheri, xhaxhai dhe kryetari i bashkisë, sikur të ishte Mesi. Tani nuk e di as ku luan. Më tha dua të flas me menaxherin, babain. Pse, menaxheri vendos për jetën tënde? Këtij i vëmë kryqin. Menaxheri dukej se po fliste për Kristiano Ronaldon”.

“Nëse do kisha marrë një ofertë të Romës, do telefonoja Dukën. Ata nuk më kanë thirrur. Kam lexuar edhe unë lajme, por nuk kam pasur kontakte. Nuk di nëse ata e kanë menduar. Korrektësia është e madhe për FSHF-në. Vlen më shumë se paratë. Do e informoja direkt Dukën, respekti është gjëja më e rëndësishme. Nuk flas dot me një skuadër sa paguhem nga FSHF. Është diçka e ulët. Jam i lumtur këtu, ju mund të thoni jo> më thonë se e kam kokën mermer, faji është i nënës time që më ka bërë kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *