Panuçi rrëfen: Unë si Guardiola, golfin e kemi fiksim…

0

Në intervistën e dhënë për “Supersport”, përballë gazetarit Dritan Shakohoxha, Kristian Panuçi ka folur edhe për jetën jashtë fushe, familjen, por edhe tipin e tij. “Kërkova maksimumin nga karriera dhe e mora. S ai përket jetës që bëj, është thjesht e shëndoshë. Kam një djalë me të cilin jam i dashuruar dhe një bashkëshorte. Bëj një jetë normale. Në këtë moment erdhi Shqipëria dhe tani duhet të punoj shumë. Qëndroj shpesh në shtëpi, pasioni i golfit mbetet, kur s’punoj. Jam i çmendur pas këtij sporti. Shkoj në teatër, kinema, dashuri për artin, praktikisht. S’më pëlqen që të jem i ekspozuar dhe të më bëjnë fotografi. Kam botën time të vogël dhe miqtë.

 

“Deri sa të kem këtë entuziazëm  do të vazhdoj, ndërsa më pas do të bëj si Guardiola, që ka thënë se do t’i jepet golfit. Por, unë kam më shumë rrugë se ai”.

Himni – “Do ta mësoj, sepse ma kërkuat në konferencë, por mos prisni të mëndoj mirë, pasi s’di ta bëj atë gjë, edhe pse më thoni se De Biazi e bënte mirë”

Përshtypjet e para – Kristian Panuçi foli dhe për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, ku edhe qëndroi dy net, përpara se të kthehej në Itali. “Tirana më pëlqen shumë. Një atmosferë dhe ekonomi që po rritet. Njerëz të edukuar dhe që e duan shumë futbollin dhe kombëtaren. Për mua është përgjegjësi e madhe. Kisha shumë emocione në konferencë. Jam shumë i lumtur që të nis këtë aventurë. Ka shumë dinjitet ky vend, Shqipëria. Dëshirë për të dalë nga një vend që ka vuajtur. Po rritet në mënyrë eksponenciale. Kjo është shumë e bukur. Dallohet kjo gjë…”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.