Panuçi pranë rikthimit në Serie B, konkurrencë për stolin me Nestën

0

Kristian Panuçi mund të rikthehet të trajnojë një ekip të Serie B gjatë vitit të ardhshëm. Sipas “salernogranata.it”, ish-trajneri i kombëtares shqiptare është një ndër kandidatët për stolin e ekipit të Salernitanës.

Ekipi nga jugu i Italisë është prej disa vitesh në pronësi të pronarit të Lacios Klaudio Lotito dhe drejtori i sportiv Igli Tare luan një rol kryesor edhe në vendimmarrjet e këtij klubi.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Tare po negocion për ndërprerjen konsensuale të kontratës së trajnerit të tanishëm Anxhelo Greguçi. Në listën e trajnerëve që synohen për sezonin tjetër janë dhe emra si Alesandro Nesta ose ish-trajneri i Xhenoas, Ivan Juriç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.