Panuçi nuk gjen rehati, Shqipëria humb një titullar

Sa duket është e shkruar që Kristian Panuçi në asnjë moment të mos e ketë të plotë grupin e lojtarëve në dispozicion. Shqetësimi i ditëve të fundit ka qenë sulmuesi anësor Eros Grezda. Futbollisti i Rejnxhërs nuk është stërvitur me grupin dhe shpresohej shumë në rikuperimin e tij në kohë.

Por duket se nuk do të ndodhë kështu. Sipas asaj që raporton “Telesport”, Grezda nuk do të jetë gati për ndeshjen me Skocinë. Problemi që ka pasur në pulpë këto ditë e pengon gjakovarin të japë kontributin e tij për kombëtaren.

Mbetet në dyshim edhe prania e tij në miqësoren me Uellsin, ndaj nuk përjashtohet mundësia që Grezda të lërë para kohe grumbullimin me kombëtaren. Kjo do të ishte një humbja e madhe për kuqezinjtë, pasi anësori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit.

Para ndeshjeve me Skocinë dhe Uellsin problemet kanë qenë të shumta. Sadiku nuk ishte gati të grumbullohej, Balliu nuk u lejua nga Metz, si dhe për shkaqe dëmtimesh u larguan nga grumbullimi Alban Hoxha dhe Ermir Lenjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *