Panuçi nuk fal askënd, lëvizja e orës së fundit në kombëtare

Zhvillime në kombëtare. Orët e fundit trajneri Kristian Panuçi ka bërë një ndryshim dhe është Gentian Selmani ai që i është bashkuar kuqezinjve në Tropikal Resort në Durrës. Portieri i Laçit ftohet për të dytën herë në kombëtare dhe kjo konfirmohet nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai që mbetet jashtë është portieri Thomas Strakosha, i cili sot iu gëzua fitores së Lacios me Parmën. Portieri luajti në mesditë dhe duhet të fluturonte drejt Shqipërisë, por ka humbur avionin dhe tashmë edhe grumbullimin me kombëtaren.

Kolegët tanë në Panorama Sport raportojnë se portieri ka pasur një komunikim me trajnerin Kristian Panuçi dhe ky i fundit prerazi ka kërkuar të respektohet orari i vendosur nga ai që të bashkohet me ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *