Panuçi në sulm, Sadiku titullar dhe risia Hyka

0

Kristian Panuçi nuk ka frikë dhe në Strumica do të luajë për fitore. Ky është thelbi i konferencës për shtyp të trajnerit italian, i cili pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues sot, por edhe shumë elastik.

Mbrojtja, duke përfshirë portierin Berisha, do të konfirmohet e tëra.

Panuçi nuk la të kuptohej asgjë në stërvitjen e djeshme, për të mos u dhënë asnjë ndihmë maqedonasve, por priten ndryshime në krahasim me debutimin e tij.

Sadiku do të kthehet në formacion, duke marrë vendin e tij, që do të thotë se Llullaku do t’i bëjë vend.

Roshi e Abrashi janë të sigurt për formacionin, ku duhet të gjejë vend Jahmir Hyka, më i freskët, ndërsa Kukeli, Memushaj e Basha janë në garë për dy vende në mesfushë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

BERISHA – HYSAJ, AJETI, MAVRAJ, AGOLLI – KUKELI, ABRASHI, MEMUSHAJ, HYKA, ROSHI – SADIKU

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image