Panuçi merr zëvendës të ri, lajmin na e thonë italianët

Kristian Panuçi tani e tutje do të ketë një ndihmës të ri. Në mungesë të informacionit zyrtar, mësojmë nga Sky Sport në Itali se ish-futbollisti i Romës Marko Kaseti do të nisë punë si zëvendësi i Kristian Panuçit në stolin e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për dy miq të vjetër, sepse Panuçi e Kaseti kanë luajtur së bashku te Roma, aty ku Kaseti ka dalë tre herë nënkampion në fund të dekadës së shkuar (ka luajtur në periudhën 2006/2012).

Ish-mbrojtësi, i cili e mbylli karrierën te Komo para dy vitesh, do të nisë punë që këtë muaj, me miqësoret e kombëtares kuqezi. Ndërkaq, zëvendësi aktual i Panuçit, Paolo Rodolfi, do të kalojë në rolin e vëzhguesit të lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *