Panuçi: Kur humbet je nën tokë, kur fiton…

Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi ka folur pas fitores me Izraelin për “Supersport”. Tekniku italian ka komentuar dhe për emra të përveçëm, por dhe për objektivat që ka skuadra kuqezi.

Kur trajneri vendosi se eksperimentet nuk po jepnin rezultat?

Nuk duhet të sforcoheni shumë. E kam thënë se do të bënim prova dhe në kualifikuese do të kalonim tek formacioni dhe skuadra solide., E kam thënë dhe e kam rithënë në të gjitha daljet e mia dhe nuk e di pse përdoret fjala eksperiment.

Sa i përket duelit mes Berishës dhe Strakoshës keni më dyshime?

Nuk kam pasur asnjë dyshim për momentin. Strakosha po luante dhe ishte më në formë, ndaj vendosa që të luante ai. Ata janë dy pikat më të forta. Ky është problemi më i vogël që kam.

Si mendoni se do i korrigjojmë problemet që shfaqëm sot për ndeshjen me Skocinë?

Duhet të përmirësohem në daljet tona me topin. Kemi gabuar për fajin tonë dhe jo për meritë të kundërshtarit. Unë këto lojtarë kam dhe duhet të bëjmë kujdes me daljet tona.

Sa i kënaqur jeni me debutuesit?

Jam shumë i kënaqur me tre lojtarët që hodha në fushë, pra Binaku, Gavazajn dhe Gurin.  Gavazaj më ka pëlqyer me kombinimet e ti. Po ashtu dhe Binaku me sigurinë e tij. Guri nuk i shërbeu shumë në pjesën e parë, ai është i rrezikshëm dhe e mbulon shumë zonën e rreptësisë. Nuk i dhamë mundësinë shumë. Jam i kënaqur me atë që ai dha në fushën e lojës.

Pse u zëvendësua Guri?

Nuk e shërbyem Gurin në mënyrën e duhur dhe preferova Balajn për t’i dhënë më shumë thellësi. Kjo ishte arsyeja kryesore.

Cili është objektivi në Skoci dhe a e pretendojmë vendin e parë?

Kur humbet je nën tokë, ndërsa kur fiton mund të shkosh shumë lart. Jam i qetë, duhet të jemi të ekuilibruar dhe me këmbë në tokë. Pas ndeshjes në Skoci do të mendohemi dhe të kuptojmë se cili është objektivi ynë.

Presidenti Duka ka deklaruar se synojmë vendin e parë, e dini këtë gjë ju?

Ne do provojmë, por duhet të punojmë dhe të lodhemi shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *