Panuçi kthehet qesharak me golin e pësuar, ndeshja mes legjendave Gjermani-Itali

Në mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një ndeshje miqësore mes legjendave. Bëhet fjalë për një përballje mes Gjermanisë dhe Italisë e përfunduar në barazimin 3-3, që ka kthyer në fushën e blertë shumë emra të njohur të futbollit të dikurshëm.

Te krahu i Kombëtares së Italisë, gjendej edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Panuçi. Megjithatë ky i fundit duket së është tërësisht larg futbollit të luajtur dhe këtë e dëshmoi në mbrëmjen e shkuar. Te goli i dytë që do të pësonte Italia, Panuçi nuk arriti të largonte një top elementar, duke u kthyer në qesharak dhe duke përfunduar vetë në rrjetë, së bashku me topin. /Sport Ekspres/