Panuçi: Kjo është skuadra, i kuptoj tifozët dhe kanë të drejtë!

Trajneri Panuçi foli për “Supersport” pas humbjes ndaj Turqisë, ku si shkak kryesor të kësaj disfate sheh rastet e humbura përpara porte. Gjithashtu, italiani tha se kjo është skuadra, si dhe komentoi edhe kontestimet e tifozëve.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, krijuam disa situata të rrezikshme te porta e kundërshtarit. Megjithatë, rezultati tregon që ata kanë shënuar dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak. Diferenca fizike mes skuadrave ishte e dukshme dhe ne arritëm të godasim vetëm një herë në portë për 45 minuta. Në pjesën e parë, kemi pasur mundësi, gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të reagojë skuadra në ndeshjet e ardhshme.”

“Është shumë e vështirë për të shënuar. Sot aktivizuam dy sulmues dhe nuk shënuam. Kjo është skuadra, këto janë lojtarët. Memushaj? Kemi gjuajtur 11 herë, 3 në portë. Memushaj ka qenë në krah të majtë, ka provuar dhe në qendër. Kjo është loja jonë.”

“Unë e respektoj publikun. Këto janë futbollistët që do të vazhdojnë edhe në ndeshjet tjera. E kuptoj shumë mirë publikun dhe kanë të drejtë të acarohen, por ne vazhdojmë kështu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *