Panuçi i beson “gardës së vjetër”: S’ka më eksperimente

0

Trajneri Kristian Panuçi ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen që Shqipëria do të luajë nesër me përfaqësuesen e Izraelit. Numri 1 i stolit kuqezi ka komentuar dhe zgjedhjet e tij, por dhe pritshmëritë që ka për takimin e nesërm, si dhe italiani nuk u ngurroi të fliste dhe për padinë ndaj ish-presidentit Bujar Nishani.

Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani?

Natyrisht, çdo gjë ka një shpjegim, që njerëzit duhet të tregohen dhe të shfaqen të edukuar dhe të flasin me korrektesë.

Keni folur me presidentin Duka për këtë zgjedhje?

Këto janë punët e mia nëse kam folur me presidentin Duka.

Keni dilema për formacionin apo e keni të qartë se kush do të luajë nesër?

Skuadra ndihet mirë. Kemi punuar mirë dhe jemi të gatshëm për të përballuar ndeshjen me Izraelin ditën e nesërme.

Pse nuk janë thirrur Ramadani dhe Kaçe, duke qenë se kanë pasur minuta në këmbë?

Natyrisht, për shkak të emergjencës kam thirrur lojtarë që nuk kanë pasur minuta. Basha, Lilaj dhe Ramadani kam zgjedhur eksperiencën në raport me minutazhin e munguar. Sa i përket Kaçes, nuk besoj se ka luajtur aq sa thoni ju, Nuk jeni të mirinformuar.

A mund të jenë këto dy ndeshje me Izraelin dhe Skocinë vendimtare për të ardhmen tuaj?

Nuk është një pyetje për mua, por për presidentin. Unë jam këtu për të përgatitur skuadrën për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë.

Do ta shohim nesër Shqipërinë e vërtetë, atë që ju keni thënë pa eksperimente?

Urojmë shumë që nesër të fitojmë. Jemi përgatitur për këtë gjë. Uroj që të rikthemi tek performanca e mirë dhe tek fitoret.

Keni përdorur 8 formacione të ndryshme, do të shohim një të ri nesër?

Do ta shohim nesër se kush do të luajë. Kemi punuar shumë tek lojtarët me eksperiencë. Do të shohim nesër se çfarë ka ndryshuar.

Skuadra ka pësuar 7 gola në ndeshjet e fundit a është atmosfera e duhur për një ndeshje kaq të rëndësishme?

Natyrisht që në dy ndeshjet e fundit kemi eksperimentuar. Me rikthimin e shumë lojtarëve titullarë do të kemi një performancë më të mirë në fushë.

Nuk e kaluan Qaka dhe Ramadani provën për të qenë pjesë në këtë grumbullim?

Për momentin kam grumbulluar lojtarë të tjerë. Janë pjesë grupit dhe ata. Jam bazuar shumë tek përvoja me këtë start.

A ka folur me kolegët e tij në Itali për dy ndeshjet që Izraeli ka zhvilluar me Italinë?

Nuk kam biseduar me kolegë, por kam parë shumë video. Të dyja ndeshjet i kam ndjekur. Skuadra ka ndryshuar, ka ardhur një trajner i ri dhe kemi pak informacion për këtë skuadër.

Të hënën Shqipëria luan dhe me Skocinë, çfarë mendon për këtë përfaqësuese dhe çfarë kujtimesh ka kur ai i ka shënuar kësaj përfaqësuese në vizitën e tij të fundit?
Nuk mendoj për ndeshjen me Skocinë, por vetëm tek ndeshjes me Izraelin. Unë do mendoj që nga e shtuna për atë ndeshje. Të shtunën mund të flasim për atë ndeshje.

Njeh ndonjë lojtar në mënyrë specifike ndonjë futbollist të Izraelit që mund të bëjë diferencën?

Për ne do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë. Kanë lojtarë shumë të fortë. I njoh, pasi i kam studiuar. E kam parë për shumë kohë. Ne kemi mënyrë tonë për t’u përballur. Ndeshje shumë e fortë, e rëndësishme dhe vështirë.

E njihni trajnerin e ri të Izraelit?

E njoh trajnerin austriak të Izraelit, që kur ka qenë në Amerikë apo me ekipin Olimpik. I uroj sukses nesër, pasi është premiera e tij edhe pse e kam kundërshtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.