Panuçi flet për herë të parë: Stoli i Shqipërisë ishte gjysmë vetëvrasje, më i vështiri në  Europë

Panuçi ka folur për herë të parë që nga largimi i tij nga Shqipëria, për periudhën kur ka qenë pjesën e Kombëtares. Trajneri italian u largua si dështim nga kuqezinjtë, për shkak të rezultateve negative që janë marrë në kohën e tij.

Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane, Panuçi e ka quajtur “gjysmë vetëvrasje” faktin se ka pranuar atëherë që të marrë Shqipërinë, duke ditur se vinte nga një kualifikim në Europian dhe ishte e vështirë që të ndodhte sërish. Gjithashtu ka edhe një përgjigje për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh se Panuçi nuk ka për të qenë ndonjëherë trajner i madh.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam në të tretin. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë, ishte ai i Shqipërisë. Vinte nga Europiani i luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh.

Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja”, ka thënë Panuçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *