Panuçi: Fjetëm te goli i parë, jemi jashtë!

Kristian Panuçi u shfaq mjaft i zhgënjyer pas humbjes në Izrael. Për rezultatin 2-0, por edhe për mënyrën sesi Shqipëria i pësoi golat. Pas ndeshjes, në intervistën për RTSH, trajneri dha edhe shenjat e dorëzimit, me Kombëtaren që praktikisht është jashtë garës për vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve, ku vetëm kombinimet (e pamundura) na mbajnë ende në lojë, në mënyrë hipotetike.

Një humbje, ku ndoshta Shqipëria mund të kishte merituar më tepër?
-Më vjen shumë keq për djemtë, sepse bën një ndeshje të shkëlqyer. Krijuam shumë lojë dhe dominuam, por pësuam gol nga rivënia e portierit dhe kjo është diçka e rëndë. Më pas pësuam giol me një devijim. Të kjthehemi në shtëpi me humbje 2-0 me një ndeshje të tillë, të bën të ndihesh shumë keq.

Çfarë ndodhi në rastin e golit të parë?
-U ktheva, pashë topin që po shkonte te sulmuesi: pashë përsëritjen… mbrojtja po flinte!

Pas kësaj humbje për çfarë luajmë ndaj Skocisë në Shkodër?
-Është e vështirë, pasi duhet të fitojmë 3-0 dhe të shpresojmë që Skocia të mposhtë Izraelin. Por, më pas do të jemi me pikë të barabarta me Izraelin, por ata kanë avantazhin e golavarazhit. Ndërkohë, jemi jashtë!

Dukeni i dorëzuar?
-Absolutisht jo, por duke humbur këtu bëhet e vështirë. Të vjen keq, sepse zhvilluam një ndeshje cilësore.

Më mirë me Lilajn se me Bashën në fushë?
-Nuk më pëlqen të flitet me emra të veçantë. Sot ishim një skuadër e madhe, zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe nuk dua të flas për individë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *