Panuçi fillon përgatitjet për “Nations League”, Duka prezent në stërvitje

Kristian Panuçi është rikthyer të stërvisë kombëtaren shqiptare në fushën stërvitore të “Tropikal Resort” në Durrës. Seanca stërvitore filloi në orën 5 të pasdites. Edhe pse seanca e parë, Panuçi dhe stafi i tij kishin përgatitur një program intensiv.

Grupi i kombëtares ishte thuajse i plotë, por përjashtim bënte mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili u la pushim, për shkak të axhendës së ngjeshur nga e cila vinte mbrojtësi shkodran.

Një fakt interesant ishte se në stërvitje ishte prezent dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, së bashku me zëvendës-presidentin Lutfi Nuri, të cilët kanë ndjekur stërvitje nga fillimi deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *