Panuçi e tepron: Te Shqipëria dështova për faj të lojtarëve!

Kristian Panuçi u shkarkua nga drejtimi i kombëtares sonë pas ndeshjes së humbur ndaj Turqisë, e luajtur në “Loro Boriçi”. Pikërisht lidhur me shkarkimin nga Shqipëria, tekniku italian ka folur për “Gazzeta dello sport”.

Panuçi u pyet për sa i përket eksperiencën me kombëtaren tonë dhe ai u shpreh se kishte shumë lojtarë që luanin pak, ndërkohë në rast se i hedhim një sy formacionit me Turqinë, duke nisur nga Berisha e deri te Balaj, janë të gjithë lojtarë titullarë në ekipet respektive.

“Tepër lojtarë që luanin shumë pak dhe më pas e kishin shumë të vështirë që të përshtateshin me idetë dhe profesionalizmin që doja: ishte bërë e vështirë të luanim futbollin që kisha në mendje. Megjithatë, nuk kam asnjë peng: ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do i them gjithmonë vetëm faleminderit. Për gjithçka”, përfundoi Panuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *