Panuçi e mbyll me një frazë të hidhur: Në 30 vite futboll, nuk kisha parë kështu…

Zyrtarisht Kristian Panuçi nuk është më trajner i Shqipërisë. Humbja me Turqinë dje i vuri “vulën” gjithçkaje dhe në stadiumin “Loro Boriçi” në disa momente u dëgjuan ofendime në kor karshi italianit. Si zakonisht Panuçi u shfaq para mediave ne konferencë për shtyp dhe ju përgjigj pyetjeve.

Ish-mbrojtësi është nga ata që flet drejtpërdrejt në përgjithësi, por në gjithë këtë periudhë që drejton kombëtaren, ka krijuar pakënaqësi të mëdha te lojtarët, edhe pse publikisht askush nuk e thotë. Edhe me mediat shpesh ka pasur përplasje, por mbështetja e pakufishme nga presidenti Armand Duka e mbajti në stol edhe pas humbjes 0-4 me Skocinë. Në fakt ajo përballje e shkarkoi njëherë, edhe pse kreu i FSHF-së u tërhoq më pas dhe e mohoi.

Gjithsesi të mbetemi te dita e djeshme dhe fjalët e fundit që Panuçi tha si trajner i Shqipërisë. Dukshëm i zhgënjyer, ai theksoi: “Dorëheqjen nuk e jap. Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer. Për sa i përket skuadrës, lojtarët dhanë maksimumin. Megjithatë, në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *