Panuçi e kthen si në “ushtri”, ja strategjia përballë Spanjës

Trajneri italian i fiksuar pas taktikës dhe disiplinës, ndërsa lojtarëve u ka “hequr” edhe shakatë dhe sensin e humorit. Atmosferë kazerme. “Dua presing të lartë, që nga sulmi”

Anton Cicani

Kristian Panuçi nuk sheh në sy askënd dhe, atëherë që e bën, zëri i tij bucet, shoqëruar nga kritikat… Që, deri tani, kanë qenë me tonelata ndaj futbollistëve kuqezi. Mungesat e shqetësojnë, por e gëzon edhe fakti që Berisha dhe Hysaj janë kthyer në dispozicion dhe janë gati për sfidën ndaj Spanjës, në Alikante. Por, ajo që vihet re në “Tropikal Resort” është padiskutim metodika dhe sidomos sjellja e trajnerit italian, që në ndryshim nga De Biazi i viteve të fundit, e ka kthyer në një kazermë ushtrie. Madje, në disa momente, lojtarëve i ndalohet edhe të bëjnë shaka mes tyre dhe të qeshin, saqë i duhet t’i drejtohen topit me “ju” dhe jo me “ti”.

Ashtu sikurse edhe paraardhësi i tij, De Biazi, edhe ish-mbrojtësi i Romës, Realit dhe Milanit, është i fiksuar pas taktikës dhe disiplinës së hekurt. Në stërvitjet e tij ka intensitet dhe kush nuk jep më të mirën, atëherë menjëherë trajneri është ai që i tërheq veshin. “Dua përqendrim, kështu nuk shkojmë askund”, buçet Panuçi. Jemi si në ushtri, teksa përgatitja për Spanjën është praktikisht një laborator i mbyllur i italianit, që eksperimenton pafund dhe fsheh kartat.

Siguritë – Edhe pse, në një farë mënyre, në kokën e tij, trajneri e ka të qartë se cili do jetë formacioni, me disa dualizmi të vogla. Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje katërshja që do të formojë këtë repart përbëhet nga Agolli dhe Hysaj në krahë, me Ajetin dhe Gjimshitin në qendër, edhe pse ky i fundit mund të kalohet nga Veseli, që është paraqitur mirë. Ndaj Spanjës duhet shkathtësi, jo centimetra. Surpriza në krah të majtë të mesfushës mund të jetë Latifi, teksa Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj e kanë të sigurt vendin në qendër, me Kaçen që po lufton për fanellën e titullarit. Edhe Grezda është i preferuar, teksa sulmi ka garancinë e quajtur “Sadiku”.

Strategjia – Por, çfarë ka zgjedhur Panuçi për sfidën në Alikante? “Dua presing të lartë, nga vija e sulmit e deri te mbrojtja”. Nëse me De Biazin kërkohej kthimi mbrapa dhe shfrytëzimet e rasteve me kundërsulm, kur të jepeshin, kërkohet që lojtarët të ndjekin kundërshtarin e tyre që kur ka topin dhe jo kur e pason. Ndaj Spanjës, mund të opsionohet skema 4-5-1, teksa të gjithë duhet të bëjnë mbulime. Nëse qëndrohet mbrapa, rrezikohet një mbajtje topi 90% për të zotët e shtëpisë, që të “masakrojnë”.

Formacioni i mundshëm (4-5-1)

Berisha

Hysaj Gjimshiti Ajeti Agolli

Grezda Xhaka Kaçe Memushaj Latifi

Sadiku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *