“Panuçi e ka kujtesën e shkurtër”, De Biazi e sulmon si diplomat: Nuk e bën me keqdashje, Kumbullën e kam parë te Bushi

De Biazi ka qenë i pranishëm në emisionin ”Zona Gol”, atje ku ka folur në lidhje me situatën në Itali, Kombëtaren e Shqipërisë dhe njëkohësisht Panuçin. Një sulm që vjen si diplomat, ndërsa asnjëherë më parë nuk e kemi parë ish-trajnerin kuqezi të suksesit në Europian që të flasë në mënyrë direkte për figurën e njohur si lojtar të Italisë, por që nuk u ngrit kurrë edhe në rolin e teknikut.

“Panuçi e ka kujtesën e shkurtër pasi e kam lënë Shqipërinë në vendin e tretë dhe e dërgoi në vendin e katërt. Megjithatë unë nuk dua të hap polemika. Sa i përket këtij trajneri, ka nga ata që rezultojnë të suksesshëm dhe të tjerë që nuk e kanë këtë rrugë. Mesa duket për Panuçin te Shqipëria ishte kjo e fundit.

Por ka bërë gabime në mirëbesim, pra nuk i ka bërë me keqdashje. Ndërsa kur flasim për Marash Kumbullën, e kam parë që te Alban Bushi, por sigurisht që është përmirësuar shumë në këto kohë të fundit. Të kthehem te Shqipëria? Për momentin e ka trajnerin e saj dhe që është shumë i zoti në punën e tij, Rejën”, ka mbyllur De Biazi. /Sport Ekspres/