Panuçi dhe batuta për Zhegrovën: Shkuam në të njëjtin restorant, unë e pagova llogarinë…

Dëshpërimi i humbjes së djeshme ishte i qartë, mbi të gjitha për lojën e dobët dhe sjelljen e skuadrës në fushë, por trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi, nuk e humbi sensin e humorit gjatë konferencës për shtyp mbajtur sot në FSHF.

Ngacmimit të radhës për Edon Zhegrovën dhe debatin që ka hapur zgjedhja e sulmuesit të talentuar për të luajtur për Kosovën, edhe pse fillimisht u duk pranë Shqipërisë, Panuçi i është përgjigjur me një batutë me humor, por ndoshta edhe pak zhgënjim brenda: “Unë me Zhegrovën shkova në të njëjtin restorant që e çoi edhe Kosova. Unë e pagova llogarinë time, nuk e di Kosova. Gjithsesi, kjo histori është e mbyllur, nuk kam asgjë kundër Kosovës, respekt maksimal. I uroj Zhegrovës fat, na tha më parë se do vijë por nuk erdhi, kaq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *