Panuçi buzëqesh, Italia dhe Spanja humbasin yjet!

Italia humb dy “big” përpara ndeshjes me Shqipërinë, në “Loro Boriçi”. Marko Verrati, ylli i PSG-së dhe Beloti, bomberi i Torinos, të dy të dëmtuar këtë fundjavë, nuk do të grumbullohen nga Ventura. Për ndeshjet kualifikuese në Botëror me Maqedoninë dhe Shqipërinë, u grumbulluan një sulmues i Kievos dhe një mesfushor i Kaljarit. Po flasim për debutuesit Ingleze (Kievo) dhe Barrela (Kaljari).

Sakaq, rivali i radhës, Spanja, pas Alvaro Moratës,  ka humbur edhe mbrojtësin e djathtë titullar Dani Karvahal, vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën. Atij nuk i rekomandohen sforcime fizike, ndaj lojtarit do t’i duhet të qëndrojë për disa javë pushim, për një kurim të plotë.

Por, edhe Andres Iniesta do të “kursehet”, me shumë mundësi. Lojtari i Barcelonës, ka lënë fushën e lojës, ndaj Las Palmasit, në minutën e 84-rt dhe duke prekur kofshën e djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *