Pantazi: Jashanica sakrifikoi, luajti me injeksion të enjten

Skënderbeu nuk kishte asnjë mungesë në ndeshjen e së enjtes ndaj Dinamos së Zagrebit dhe këtu meritë ka stafi mjekësor. Në dyshim deri në momentin e fundit ishte Bajram Jashanica, por stafi mjekësor arriti ta rikuperojë. Kosovari pranoi të ishte në formacion, duke sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, edhe pse dëmtimi ishte i gradës së parë. Dhe në fund ja ka vlejtur një gjë e tillë, pasi Jashanica e përballoi në mënyrën më të mirë gjithë takimin, ndërkohë që mjeku Jorgo Pantazi tregon më shumë për dëmtimin e tij: “Jashanica rrezikoi shumë në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos së Zagrebit, pasi dëmtimi ishte i gradës së parë, por ditët e fundit u munduam të bënte nga tre terapi në ditë, në mënyrë që të ishte gati. Ka pasur shumë dhimbje dhe ka luajtur me injeksion. Ka qenë një sakrificë e madhe edhe e vetë futbollistit, por gjithsesi ne bëmë detyrën tonë. Duhet falënderuar vetë lojtari. Tani që çdo gjë ka përfunduar, mund të them me gojën plot se ia ka vlejtur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *