Pankarta raciste, Guerrils reagojnë dhe kanë një mesazh

Vrasja e një shtetasi grek, Konstantin Kacifës, në Gjirokastër ka bërë që të ketë reagime të shumta në vendin tonë, teksa është përshëndetur veprimi i forcave Renea që i është kundërpërgjigjur të shtënave me armë.

Kjo ngjarje ka nxitur që të ketë edhe banderola në stadiume. Konkretisht në ndeshjen Partizani-Skënderbeu është shpalosur një e tillë dhe ka qenë me terma nacionaliste. “1 grek më pak, 1 bastard më pak”. Sigurisht kjo ëshët komentuar edhe në mediat greke dhe Ultras Guerrils kanë dalë me një qëndrim.

DEKLARTATA E GUERRILS – “The shoë must go on ! *Sqarojmë se tifozeria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parulla raciste të shfaqura nga individë në stadium. Nuk i mbështesim parulla të tilla që na barazojnë me nivelin e një ekstremisti.  Nuk mund të identifikojë veprimi i disa individëve një tifozeri të tërë! I bëjmë thirrje mediave të promovojnë koreografitë dhe elementët pozitive e mos të instrumentalizojnë parulla të tilla që nuk përfaqësojnë qëndrimin e tifozerisë së kuqe”, shkruhet në deklaratën e ultrasve të kuq.

Parulla e hapur dje në stadium. Foto: JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *