Paniku/ “Ju kam vetëm dy metra larg”, Klop “i hap sytë” gazetarëve: Hajde tani, nuk do të çmendemi për një virus

Tema e momentit në botën mbarë është padyshim Koronavirusi, që ka prekur shumë njerëz dhe ka shumë të panjohura. Si erdhi dhe kur do të gjendet vaksina për të? Kjo ka ndikuar edhe në futboll, me shumë kampionate elitare në Europë që kanë mbyllur dyert për tifozët, apo si në rastin e fundit në Zvicër që janë shtyrë.

Ndërkohë mbi këtë problem serioz ka folur edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. Paniku i madh sjellë shpeshherë edhe disa sjellje aspak llogjike të njerëzve, që të përfshirë nga paniku, bëjnë gjithçka për të larguar më të keqen. Jurgen Klop i pranishëm në konferencë, “i hap sytë” edhe gazetarëve me mënyrën e tij të të llogjikuarit sa i përket këtij rasti:

“Nëse ju gazetarët hyni këtu dhe nuk shtrëngoni duart me njëri-tjetrin, unë tani jam vetëm dy metra larg jush, kështu që çfarëdo mund të keni ju tani, unë nuk mund të shmangem që të marrë virusin. Kishim edhe një intervistë jashtë më para, ishim edhe më afër bashkë.

Është vërtet serioze, por nuk mund të shmangësh gjithçka. Nuk është problem futbolli, por i shoqërisë, atë që kemi të përbashkët, tani janë të gjithë duke menduar.

Shpresojmë që njërëz që janë shumë më të zgjuar se ne t’i japin fund sëmundjes me një ilaç, pasi është padyshim problem më i madh i momentit që ende nuk e kemi vaksinën. Shpresojmë se do të zgjidhet, por për momentin ne po e marrim seriozisht dhe mbase nuk bëjmë gjërat si zakonisht. Është si një grip i zakonshëm që po vjen vërdallë.

Nuk i kemi thënë askujt që të mos japi dorën, por as nuk i kemi thënë që ta bëjnë këtë gjë. I kemi të gjitha vendet e dezinfektimit ku mund të lahen duart. Po është mjaftueshëm? Nuk e dimë. Askush nuk na ka thënë që të mos luajmë futboll dhe për sa kohë nuk do të ndodhë, ne do të luajmë. Sigurisht që duhet ta marrim seriozisht, por hajde tani, të mos çmendemi për një virus sepse ka zona të tjera në botë ku është edhe më e vështirë dhe shpresojmë t’i gjendet zgjidhja”, tha Klopp. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *