Panik për Mesin/ Largohet nga fusha pa mbyllur ndeshjen, dyshohet për të njëjtin dëmtim

Barcelona ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Vijarealit, në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit spanjoll. Një takim që e nisi në mënyrën më të mirë, duke realizuar dy gola të shpejtë, ndërsa rezultati u ngushtua nga kryevepra e Cazorla në fundin e pjesës së parë.

Por ajo që shkaktoi panik te Barcelona, ishte një dëmtim tjetër që Mesi pësoi dhe e la në stol në pushimin mes pjesëve. Në fakt, kjo ishte ndeshja e dytë që ylli argjentinas po luante në këtë sezon të ri me trajnerin Valverde.

Kjo pasi ishte duke e kaluar dëmtimin që e la jashtë për një kohë të konsiderueshme. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat spanjolle, megjithëse nuk ka ende një përfundim të saktë, dyshohet se flitet për të njëjtën dëmtim dhe pritet ta lërë për një tjetër kohë të gjatë Mesin jashtë fushës së blertë. Pa të në fushë, Barcelona e ka të vështirë. Madje edhe ndaj Vijarealit, nuk erdhi asnjë gol tjetër në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/