Panik për Gjokoviç, grabitet dhe sulmohet familjari i tij

Një lajm i keq për tenistin Novak Gjokoviç. Gjyshi i nuses së tij është grabitur dhe ka kaluar momente të frikshme. Dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij në Serbinë qendrore duke e sulmuar dhe rrëmbyer. Grabitësit i kanë marrë një celular dhe rreth 220 euro, por nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata e kanë lidhur të moshuarin në një shtyllë tensioni rreth 5 km larg shtëpisë së tij. 85-vjeçari është gjetur dhe shpëtuar nga dy elektriçistë.

Zyra e shtypit të ish-numrit një të tenisit ka reaguar me anë të një deklaratë të shkurtër duke deklaruar: “Familja është në një gjendje shoku të plotë për atë që ka ndodhur”. Fatmirësisht plaku nuk është plagosur, pavarësisht së është i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *