Panik dhe tmerr për Dele Alli, një grup banditësh e dhunojnë dhe i vjedhin banesën

Sulmet në banesat e futbollistëve në Angli nuk janë diçka e re, ndërsa i fundit që e ka pësuar është ylli i Tottenhamit, Dele Alli. Ky i fundit ka qenë në praninë e partneres së tij, vëllait dhe të dashurës së tij si dhe një tjetër mik i afërt me të. Por një grup banditësh të maskuar kanë mësyrë në banesën 2 milionë paundëshe të sulmuesit anglez. Të pajisur me armë të ftohta , kriminelët kanë lënë të tmerruar personat që gjendeshin në banesë.

Madje kanë ushtruar edhe dhunë ndaj Dele Alli duke e goditur në gojë. Agresorët kanë bërë thirrje që t’u dorëzonin sende me vlerë, ndërsa në fund janë larguar me orën luksoze të lojtarit britanik dhe me disa bizhuteri që kapnin një vlerë të madhe parash. Një ngjarje tronditëse kjo për Alli dhe për të pranishmit që ishin në atë moment në shtëpinë e tij. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të kriminelëve, megjithëse ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/